Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën
                            Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje. Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj. Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.