Kontrabandoi një sasi nafte, pranga 64 vjeçarit/ E pëson doganieri në Qafë Thanë

Kontrabandoi një sasi nafte, pranga 64 vjeçarit/ E pëson doganieri në Qafë Thanë

Kontrabandoi në Shqipëri një sasi nafte, kapet në flagrancë gjatë transportimit të saj dhe vihet në pranga. Finalizohet nga Seksioni i Hetimit i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, operacioni i koduar “Depozita”, ku ndër të tjera u procedua penalisht një doganier, për shpërdorim detyre. ‘ Në afërsi të PKK Qafë Thanë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi I. M. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 64 vjeç, banues...