
“16 vjet anëtare në NATO”, Presidenti Begaj mesazh urimi: Shqipëria e bashkuar dhe solidare
👁5863
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kujton sot 16 vjetorin e anëtarësimit në NATO, shpreh mesazh urimi. “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Burimi:
Sot.com.al