16 vite Shqipëria në NATO, presidenti Begaj: Kemi dëshmuar se jemi të denjë për aleancën!

16 vite Shqipëria në NATO, presidenti Begaj: Kemi dëshmuar se jemi të denjë për aleancën!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Burimi: Sot.com.al