16 VIKTIMA NË NOVI SAD, SHËRBIMI SEKRET DYSHOHET SE PËRGJOI PROKURORËT QË HETONIN KORRUPSIONIN
NTV FOKUS – KUR INTELIGJENCA MUND TË DIJË MË SHUMË SE DREJTËSIA Dy vjet pas tragjedisë së Novi Sadit, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 njerëzve, Serbia përballet me një tjetër çështje të rëndë. Këtë herë, në qendër të saj nuk janë kontratat e ndërtimit, kompanitë apo zyrtarët e përfshirë në projekt, por vetë prokurorët që po hetonin dyshimet për korrupsion. Një investigim i publikuar më 1 nëntor nga revista serbe Radar, me autor gazetarin Vuk Z. Cvijić, pretendon se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, BIA, ka përgjuar disa prokurorë të Krimit të Organizuar dhe ka monitoruar komunikimet e tyre elektronike. Sipas burimeve jozyrtare të investigimit, arsyeja e vërtetë e këtij monitorimi dyshohet të ketë qenë...
Burimi:
ntv.al