Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Rama i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore pensionistët në 12 vite! Po e mban administratën në të zi pa sigurime shoqërore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me pensionistët, theksoi se trajtimi i pensionistëve nga ana e qeverisë Rama ka qenë "çnjerëzor" gjatë 12 viteve të fundit. Ai theksoi se shumica e pensionistëve në Shqipëri përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, duke përmendur se shumë prej tyre janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e familjarëve për të mbijetuar. Berisha kritikon ashpër qeverinë për mos rritjen e pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës. Ai po ashtu denoncoi faktin se administrata shtetërore po mbahet "në të zi" pa paguar sigurime shoqërore, çka ka krijuar një deficit të madh në fondin e pensioneve. Berisha nënvizoi se një pjesë e madhe e problematikës lidhet me mos-pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore...