Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë ndaj qytetarëve në përdorimin e portalit E-Albania në Bashkinë e Lushnjës.E shoqëruar nga kryebashkiakja Eriselda Sefa dhe ministri i Financave Petrit Malaj, Balluku theksoi rëndësinë e shërbimit të ofruar në portal. “Kjo është një nga shërbimet që qeveria shqiptare është krenare që e ofron, e-Albania, ku mund të merrni të gjitha shërbimet falas”, tha Balluku. Teksa vlerësoi trajnimet e punonjësve, zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se ky model do të zgjerohet në të gjitha njësitë administrative. “Kemi synim që të gjithë të fillojnë ta bëjnë vet, por jo të gjithë kanë mundësi të operojnë në mënyrë digjitale, ndaj e ne u kemi kërkuar ndihmë kryetarëve të...