Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën
Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar. Saar u takua me liderët e BE-së të hënën, pasi javën e kaluar u pajtua të lejojë hyrjen e ushqimit dhe karburantit të domosdoshëm në enklavën bregdetare me 2.3 milionë banorë. “Ne kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët me Izraelin për të përmirësuar vërtet gjendjen në terren, por nuk ka të bëjë me dokumentin,...