Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, procedohen dy shtetas që ndërtuan parking privat

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, procedohen dy shtetas që ndërtuan parking privat

Edhe ditën e sotme vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës. Sipas policisë së Vlorës shtetasit E.S., 49 vjeç dhe S.d., 57 vjeç u arrestuan pasi në mënyrë të paligjshme kishin kthyer hapësirën publike në parking privat. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dy shtetas që kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat. Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim me strukturat vendore, kanë konstatuar se dy shtetas ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, në një hapësirë publike të administruar nga Bashkia Vlorë. 📍Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua...