Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Adoleshentja qëlloi veten me plumb, detaje nga ngjarja e rëndë, tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës…
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14 Korrik) në lagjen Kushtrimi të Vlorës, ku një 17-vjeçare qëlloi veten me plumb dyshohet pas një konflikti familjar. Sipas uniformave blu, adoleshentja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi është dhunuar nga babai i saj, 43 vjeçari me iniciale S. S., i cili u vendos në prangat e policisë. Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. “U arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës, Vlorë, pasi dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur, ajo ka tentuar të vetëvritet, në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri...