Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Drejtësi për Ilarian!” Vrasja e shqiptares në Itali, studentët në Universitetin “La Sapienza” protesojnë të përlotur
Showbiz E Premte, 4 Prill 2025 09:33 Vrasja tragjike e 22vjeçaresh shqiptare Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste para universitetetit. Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit Italian. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi. “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi” kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh. “Para dy vitesh ishim...