Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Rikthehet tensioni në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e saj
                            Familjarët kundërshtojnë prishjen e banesës. Sonte, fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur,  por banorët e kundërshtojnë. Ata kërkojnë nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur. Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT. Teksa policia ka krijuar kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, fadroma e IKMT ka nisur shembjen e banesës por e ka patur të pamundur sepse në objekt janë futur të gjithë familjaret. Aksioni po vijon me tensione e përplasje. gijotina.com/