Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%. Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje. Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve....