Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            VIDEO / Fill pas fjalës së Ramës, IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë dhe sekuestron pallatin
                            Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT kanë zbritur në qytetin bregdetar. Në terren ka zbritur edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, ndërsa aksioni ka nisur me verifikimin e ndërtimeve që po kryhen në qytetin e Vlorës. Inspektorët e IKMT Janë ndalur në një pallat disa katësh në ndërtim e sipër. Mësohet se verifikimet do të vazhdojnë në terren në disa objekte, ndërsa ende nuk dihet cila nga godinat do të vendoset në sekuestro pasi procesi po vijon.