Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Me mentalitet skllavi nuk mbrohet dot demokracia”
Historiani gjerman Egon Flaig thotë në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” se mungesa e heroizimit dhe gatishmërisë për të mbrojtur demokracinë po e rrezikon Perëndimin. Egon Flaig është një historian i njohur gjerman, i cili nuk ngurron të prekë tema që zakonisht quhen kundërthënëse apo të nxehta. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ai kritikoi ashpër mungesën e gatishmërisë për sakrificë në Perëndim dhe shprehu shqetësimin se demokracitë moderne po bëhen gjithnjë e më të pambrojtura për shkak të një mentaliteti të postheroizmit dhe refuzimit për të menduar në terma të konfliktit dhe armiqësisë politike. Ai thotë se në shoqëritë perëndimore, veçanërisht në Gjermani, është zhvilluar një kulturë që e sheh çdo humbje të jetës në mbrojtje të shtetit...