Norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet më tej në 62.2%

Norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet më tej në 62.2%

Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur ndjeshëm për gjysmën e dytë të këtij viti.Sipas normave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë normë efektive interesi më të lartë se 62.2%, nga 70.9% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit dhe nga 95.1% që kishte qenë një vit më parë.Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.Sipas ndryshimeve të miratuara në fillim të këtij viti nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore me...