Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
“Këta të bëjnë për budalla”
Ish-presidenti Alfred Moisiu tha në A2 CNN ku ishte i ftuar se ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite me radhë, ai vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë, ndërkohë që shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë në pronësi vila në vendet më luksoze. “Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” tha Moisiu, teksa më tej shfaqi rezervat e tij kundrejt zyrtarëve të cilët akuzohen për korrupsion dhe mbulohen pas termit “shpifje”. “Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla”, tha ish-presidenti të tjera....