Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Enzo Maresca: Ndeshjen e fituam që në 10 minutat e para, ky është një moment i mrekullueshëm
14 Korrik 2025 8:10 Telesport Chelsea bëhet skuadra e parë që fiton Kupën e Botës për klube. Në finalen amerikane, ekipi londinez mundi 3-0 PSG, një ndeshje vendosur që në pjesën e parë. Këtë fakt e vlerëson edhe trajneri i “blues” Enzo Maresca, që pas triumfit është i lumtur dhe i kënaqur. “Nuk kam fjalë për të përshkruar lojtarët e mi. Të gjithë e meritojnë këtë fitore dhe është një moment i mrekullueshëm“, tha trajneri i Chelsea. “Për mua, ne e fituam ndeshjen në dhjetë minutat e para. Ne vendosëm ritmin dhe ishim shumë të mirë në presion. Kushtet nuk ishin të lehta për të ruajtur intensitetin, por djemtë bënë një punë të shkëlqyer“, shtoi trajneri italian. Më pas ai reflektoi mbi performancën e Palmer,...