Ish-presidenti Alfred Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, aktualisht në moshën 95-vjeçare, ka folur hapur për krizën e vazhdueshme të politikës shqiptare, duke treguar se pas më shumë se një shekulli shtet, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndërtojë institucione solide. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u ndal tek mangësitë që e kanë penguar vendin të ecë përpara. “Ne e donim dhe e duam demokracinë. Populli jonë gjithmonë e ka dashur, por tjetër punë si janë zhvilluar ngjarjet. Për fat të keq, na kanë dalë në krye ata që nuk duhet të dilnin. Kemi 113 vjet shtet dhe ende nuk mund të themi që kemi bërë shtet.” Por ku kemi gabuar? “Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo...