IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas here edhe me kundërshtimin e banorëve. Por ndryshe nga ditët e tjera, gjatë së dielës, në punën e inspektorëve nuk pati rezistencë nga pronarët e ndërtimeve. Puna e mbetur pritet të vijojë, pasi sipas IKMT janë konstatuar në total rreth 80 ndërtime të cilat nuk kanë lejet përkatëse të zhvillimit të pronës. Paralelisht me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, para Kishës së Thethit, dhjetëra banorë të zonës u mblodhën për të diskutuar për situatën. Ata kërkojnë dialog dhe më shumë informacion për Paketën e Maleve që pritet të vendoset në zbatim nga qeveria. Ky operacion nisi pas denoncimit të kreut të qeverisë për...