Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK

Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina është arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit. Sipas gazetarit të Syri TV, Klajdi Bodlli, Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë. Ish-efektivi Morina ishte në kërkim nga SPAK. Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” Altin Morina do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar...