Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore. Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar “rrënjën e problemit të krizës ukrainase”. Zyrtarët perëndimorë besojnë se Pheniani ka dërguar rreth 11.000 trupa ushtarake në Rusi vitin e kaluar për të luftuar kundër Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur luftën në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, Kim dhe Lavrov janë takuar të shtunën “në një atmosferë të ngrohtë miqësore”....