Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”/ DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010
Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri, vendi ku përpara 35 vjetësh ishte i pari diplomat gjermano-perëndimor që hapi Ambasadën e RFGJ-së në Shqipërinë komuniste më 1987. Ai asokohe gjatë qëndrimit tre vjeçar në Shqipëri ka pasur një aktivitet intensiv përtej kufijve të diplomacisë duke u angazhuar për hapjen dhe afrimin e Shqipërisë me botën perëndimore. Ai vet në një intervistë historike për DW (2010) është shprehur, se “kam qenë më shumë një ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime, se sa anasjelltas”. Daum brenda një kohë të shkurtër falë edhe njohjes së gjuhës shqipe arriti t’i njohë shqiptarët dhe të hyjë në komunikim direkt me njerëzit, sikurse është...