Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur
Rusia ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke i plagosur 10 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas. Sulmet e reja ajrore kanë ardhur teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë më 14 korrik. Prej kur e ka nisur mandatin, Trump synon t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022. Qytetet në perëndim të Ukrainës e kanë vuajtur më së shumti valën e sulmeve të 12 korrikut. Forca ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 319 prej 597 dronëve dhe 26 prej 27 raketave të nisura nga forcat ushtarake ruse....