Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Rajoni, jo periferi e Europës”, ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Integrimi, pjesë thelbësore
                            Nga Forumi i Dubrovnikut 2025, në Kroaci, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës”, u shpreh ministri Igli Hasani. Ministri Hasani theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është strategjike e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme. “Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane. Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë – është kontribuuese. Nuk presim – po ecim përpara”, shtoi më tej ai. Në fjalën e tij në...