Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin

Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin

12 Korrik 2025 19:30 Telesport “Sport Mediaset” raporton se Betis ka marrë një përgjigje negative në lidhje me interesimin dhe ofertën për Kristjan Asllanin. Klubi i La Ligës mësohet se ka ofruar 8-10 milionë euro për mesfushorin shqiptar, shumë larg nga ajo që pret Inter. Klubi zikaltër e vlerëson Asllanin 15-20 milionë euro dhe do lejojë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Po ashtu kundër transferimit te Betis ka dalë edhe vetë mesfushori kuqezi, pasi nëse do largohet nga Interi, do e bëjë vetëm për një ekip të Serisë A. Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht se pista Betis ra poshtë, ka dy klube të Serie A që interesohen seriozisht për Asllanin. Klubi i parë është Fiorentina, ku trajneri i ri i sapo zyrtarizuar Stefano...