Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dikur ishte krenaria e regjimit, aeroplanmbajtësja e vetme ruse do të shitet për skrap
E vetmja eroplanmbajtëse e Rusisë, Admiral Kuznetsov, e cila dikur përfaqësonte krenarinë e flotës detare ruse dhe simbolin e fuqisë ushtarake të regjimit të presidentit Vladimir Putin, do të përfundojë së shpejti në skrap. Sipas burimeve të afërta me qeverinë, të cituara nga gazeta proqeveritare Izvestia, Ministria ruse e Mbrojtjes dhe përfaqësues të industrisë së ndërtimit të anijeve janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e ndërprerjes përfundimtare të riparimeve dhe çmontimit të anijes. Admiral Kuznetsov, i ndërtuar në vitin 1985 gjatë epokës sovjetike, ka qenë për dekada të tëra pjesë e imazhit të madhështisë ushtarake ruse. Megjithatë, në realitet, anija ka pasur histori të gjatë me probleme teknike, incidente dhe dështime operative. Në vitin 2018, pas kthimit nga një mision në Siri, ajo u fut në...