Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            10 kilogramë kanabis në makinë/ Shqiptari bie në prangat e policisë greke
                            Oficerët e policisë nga Ekipi i Zbatimit të Ligjit kundër Drogës i Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Kilkis arrestuan dje pasdite në një zonë të Selanikut një 41-vjeçar shqiptar, për trafikim dhe ruajtje të lëndëve narkotike. Konkretisht, sipas policisë greke, pas veprimeve të koordinuara nga policia, shqiptari u lokalizua dhe në një magazinë që ai e përdorte si zonë ruajtje për lëndë narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 10 kg e 526 gramë. Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 1 çelës magazine dhe 2 telefona celularë.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                   