“Shqipëria, vendi që adhurova”/ Ndërron jetë në Tiranë ish-ambasadori gjerman i 2 Korrikut

“Shqipëria, vendi që adhurova”/ Ndërron jetë në Tiranë ish-ambasadori gjerman i 2 Korrikut

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum. “E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-tës, se po piqeshin kushtet për një revolucion. Njerëzit kishin ndryshuar. Nuk kishin më frikë totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjë e më shumë atë frymë rebelimi, atë dëshirë për të dalë nga shtypja. Dëshira për të jetuar të lirë, për të qenë të lirë të takoheshin me të tjerët, për të udhëtuar jashtë vendit, për të përmirësuar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantë”, tha Werner Daum. Në...