Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në komunitetin lokal dhe sezonin turistik. Situata, sipas saj, është e lidhur me zbatimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, të cilin ajo e cilëson si të diskutueshëm në mënyrën sesi aplikohet në terren. ‘Dhuna në Theth ka një shkak: Paketën e Maleve! Ajo është kali Trojës në pronat e veriut dhe turizmit malor! Paketa e Maleve nuk po sjell zgjidhje, por po krijon pasiguri për këto prona,” shprehet Tabaku. Gjithashtu ajo shpreh shqetësimin se ligji mund të përdoret për të favorizuar subjekte të caktuara në emër të investimeve strategjike....