Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama kërkoi shkrirjen, Denaj i pezulloi dhe do fusë në provim inspektorët e AKU-së
Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planfifikuara dhe të pa miratuara. Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila përmes një konference për mediat njoftoi se është ngritur edhe një Komision vlerësimi, i përbërë nga 5 anëtarë, tre prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor. Më shumë se sa diçka serioze, kjo duket një “show” për të mbuluar skandalet me sigurinë ushqimore, ku janë konstatuar ushqime me pesticide apo salmonelë, ku ka patur raste...