Vijon përplasja Rama-Gjeli, prokurorja e akuzon për presion dhe kërkon mbrojtje nga KLP, kryeministri i quan…

Vijon përplasja Rama-Gjeli, prokurorja e akuzon për presion dhe kërkon mbrojtje nga KLP, kryeministri i quan…

Të paprecedentë për një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë; personal dhe diskriminues e quan prokurorja Elsa Gjeli sulmin sipas saj të Kryeministrit Rama për rastin e mosfillimit të hetimeve për ndërtimin pa leje në Theth. Në një letër drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja e Shkodrës kërkon reagim nga institucioni ‘qeverisës’ i organit të akuzës pasi sipas saj me deklaratat e Ramës i është cenuar dinjiteti dhe pavarësia profesionale. Letrën 5-faqëshe, Gjeli e nis me arsyetimin e vendimit të saj për të mos nisur hetimet, duke nënvizuar se në kohën kur ajo hetoi nuk kishte beton në hapësirë por vetëm kontejnerë të vendosur mbi pllaka guri sipas refererimit të të bërë nga Policia Gjyqësore. Prokurorja thotë se edhe...