Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore

Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore. Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale. “Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai....