Sarandë/ Zbret nga ‘Porsche’ dhe futet në det, policia pret skafin për ta arrestuar. Dyshohet se…

Sarandë/ Zbret nga ‘Porsche’ dhe futet në det, policia pret skafin për ta arrestuar. Dyshohet se…

Një ngjarje dramatike ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor. I dyshuari mbante një çantë rreth qafës. Dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det. Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë...