Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të fitojë arsyeja, jo forca”, reagon Kisha Katolike pas përplasjeve në Theth: Dënojmë çdo formë dhune
Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ditën e fundit teksa ka patur përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët e IKMT, pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Me anë të Arqipeshkëvit Xhovani Peraxhine të Metropolisë Shkodër-Pult, Kisha Katolike shprehet e shqetësuar për ngjarjet që kulmuan sot me një banor që hodhi molotov në një urë druri, teksa nga ana tjetër policia po kryen aksion për gjetjen dhe kapjen e tij, gjë që u pa dhe nga pamjet ku efektivët po krehnin zonën me kallashnikov. Më tej Arqipeshkëvi thekson se duhet të mbizotërojë paqja dhe arsyeja, ndërsa fton të gjithë të ruajnë qetësinë. Së fundmi, shton se themelore është mbrojtja e mjedisit, si dhuratë e çmuar nga...