Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne

Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne

Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës. Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk hezitoi të hidhej në ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve. Pasi u hodhi jelekët e shpëtimit, përfshirë edhe atë që kishte vetë, turistët arritën të ngjiteshin sërish në anije. Por, Arben Anamali nuk u kthye më. “Më njoftoi një koleg, që ka punuar bashkë me të në anije. Më tha që Beni ka pësuar një aksident. Se mendova kurrë se ishte mbytur, se ishte shumë i fortë. Është dhimbje shumë e madhe për ne”, u shpreh bashkëshortja e viktimës, Najada Isufi. Trupi...