Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pjesë e bandës së Gjergj Cukalit, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës
Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën sekuesto pasuritë e Paris Prengës, pjesë e bandës së Gjergj Cukalit, dhe familjarëve të tij, i cili është i dënuar për disa vepra të rënda penale, mes tyre dhe ajo e “vrasjes me paramendim”. Prokuroria ka sqaruar se Paris Prenga ka nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë nën pronësinë e tij, janë produkt i veprimtarive kriminale të ushtruara nga ai, për të cilat dhe është dënuar. Pasuritë e sekuestruara: Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2; Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2; Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”. Kujtojmë...