Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Tirana nuk ndalet në merkato, bardheblutë prezantojnë mbrojtësin grek
                            Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos, i cili ditën e sotme u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri. Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek. NJOFTIMI I TIRANËS Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu! KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri! Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë. Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet! Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote...