Trump jep lajmin: SHBA-të do të furnizojnë Ukrainën me armë përmes NATO-s

Trump jep lajmin: SHBA-të do të furnizojnë Ukrainën me armë përmes NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të furnizojnë me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s. Sipas mediave të huaja, ditët e fundit, Trump ka shprehur zhgënjim me Presidentin rus Vladimir Putin, për mungesën e përparimit drejt përfundimit të luftës. Përveç paralajmërimit për një “deklaratë të rëndësishme” në intervistën e tij me NBC News, Trump tha gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje e re midis SHBA-së, aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës mbi dërgesat amerikane të armëve. “Ne po i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO po paguan për këto armë, 100%. Pra, ajo që po bëjmë është se armët që po dalin jashtë, po shkojnë në NATO dhe pastaj NATO do t’ia japë këto armë (Ukrainës) dhe NATO po paguan për ato armë”, tha Trump....