“Identiteti Gri”/ Filmi shfaqet në Gjirokastër, është realizuar nga 50 aktorë amatorë

“Identiteti Gri”/ Filmi shfaqet në Gjirokastër, është realizuar nga 50 aktorë amatorë

Filmi artistik “Identiteti Gri”, me skenar dhe regji nga Ruols Çela, është një prodhim komunitar i realizuar në Gjirokastër, që sjell në fokus realitete sociale aktuale përmes një rrëfimi me karakter introspektiv. Filmi është prodhuar me pjesëmarrjen e mbi 50 aktorëve amatorë dhe është mirëpritur gjerësisht nga publiku lokal.Ruols Çela , regjisori i filmit, shpjegon se projekti lindi nga një bashkëpunim i mëparshëm mes të rinjve të qytetit. “Ishte një iniciativë e ndërmarrë nga një grup të rinjsh në Gjirokastër dhe pas një podcasti që bënim së bashku menduam të realizonim një film me xhirime të vendosura në Gjirokastër dhe ta titullonim ‘Identiteti Gri’.Me shumë mundim e sakrificë, por u bazuam në mbështetjen e madhe të qytetarëve gjirokastritë e më gjerë që na mundësuan të...