DOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal me biznesin e saj

DOKUMENTAT- Gazetari: “Neomalsorja” po kryen evazion fiskal me biznesin e saj

Marjana Koçeku TIRANË- Marjana Koçeku do të jetë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo udhëhoqi e para listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës nën emrin që kishte krijuar si biznesmene. Për të gjithë zonën ajo njihet si "Neomalësorja", emër me të cilin ka pagëzuar edhe agriturizmin e saj. Por pikëpyetje për biznesin e saj ka ngritur gazetari Klevin Muka. Në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se ka dyshime që “neomalsorja” është duke bërë evazion fiskal me biznesin e saj në Vaun e Dejës, në rrugën e Liqenit të Komanit. Në një denoncim publik, ai tregon me dokumente se Marjana Koçeku e ka pezulluar aktivitetin e saj në QKB në 4 Korrik 2025, ndërkohë që aktiviteti i saj vijon,...