“S’ka ujë e drita për ndërtimet pa leje”/ Rama kërcënon me masa ndaj arkitektëve që shkelin lejet e ndërtimit

“S’ka ujë e drita për ndërtimet pa leje”/ Rama kërcënon me masa ndaj arkitektëve që shkelin lejet e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit në bashkëpunim me ndërtuesit do te konsiderohet vepër penale dhe automatiksiht do humbasin të drejtën e licencës. Ai theksoi se ndërtimet pa leje nuk do të marrin shërbimin për të lidhur ujë dhe drita. “Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e nderimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka bota, ndërkohë që leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund më të jepen, ashtu sikur do shikojmë që të marrin masa që mos të këtë lidhje...