“Kontroll me satelitë dhe dronë, kamera 24/7 në kantierë”, Rama: Do u hiqet licensa arkitektëve që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit

“Kontroll me satelitë dhe dronë, kamera 24/7 në kantierë”, Rama: Do u hiqet licensa arkitektëve që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit, me fokus fuqizimin e pushtetit vendor dhe mbikëqyrjen e territorit përmes teknologjisë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria është në një fazë të avancuar për vendosjen e një sistemi të monitorimit të ndërtimit në territor, njësoj si ai i monitorimit të trafikut, duke përdorur teknologji të avancuar si dronë dhe satelitë, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara. “Po ndërtojmë një sistem të kontrollit teknologjik mbi territorin, për të garantuar që ndërtimet të jenë të monitoruara në kohë reale, njësoj siç ka nisur puna për trafikun. Tani duam të bëjmë të njëjtën gjë me ndërtimet, me qendra të dedikuara monitorimi,” u shpreh Rama. Ai bëri të ditur se Agjencia...