Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
                            Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro, në rajonin e Lacios në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma ka humbur jetën pasi u bllokua në një gropë me rërë që e kishte hapur vetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një plazh të lirë, ku i mituri po pushonte së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël. Sipas mediave, adoleshenti kishte hapur një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë për t’u argëtuar, por për fat të keq ajo u shemb dhe e zuri brenda. Në atë moment, fëmijët e tjerë ishin larguar dhe djali kishte mbetur vetëm, ndërsa babai i tyre nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur. Kur babai vuri re mungesën e të birit, nisën...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   