Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? ​​Parlamenti Evropian mbështet negociatat e BE-së. Por është kundër marrëveshjes me çdo çmim. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë përtej Atlantikut për të siguruar që të bëjmë përparim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm”, theksoi Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, gjatë debatit në Parlamentin Evropian mbi mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. Ndërsa situata në BE është lehtësuar disi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjati afatin për tarifa më të larta për mallrat e BE-së, puna e Komisionit të BE-së për një marrëveshje me SHBA-në është megjithatë nën presionin e kohës. Komisioneri Sefcovic shpreson “rezultate të kënaqshme”, ndoshta që në ditët në vijim. Letra e Trump drejtuar BE-së është ende në pritje Trump u shkroi...