Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet, ja cilat ministri marrin më shumë fonde dhe si mbështeten prioritetet
                            Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar dokumentit, pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, pensionet dhe programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë. Konkretisht ministria më e “paguar” është ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ku pjesa me e madhe e fondeve shkon për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dytësor dhe parësor si dhe mbulimin e pagave të bluzave të bardha. Buxheti i kësaj ministrie nga 807 milionë euro i programuar për vitin 2025, kapërcen në 820 milionë euro në 2028, me një rritje prej 13 milionë euro. Pas shëndetësisë, renditet Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë sa i...