Izraeli godet Gazën, 15 viktima, mes tyre 8 fëmijë

Izraeli godet Gazën, 15 viktima, mes tyre 8 fëmijë

Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë pas një sulmi izraelit pranë një pike mjekësore në Gazën qendrore. Sipas BBC, sulmi goditi njerëzit që prisnin në radhë për suplemente ushqimore në qytetin Deir al-Balah. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një “terrorist të Hamasit” në zonë. Tha se “shpreh keqardhje për çdo dëmtim të individëve të papërfshirë” dhe se incidenti ishte “nën shqyrtim”. 26 persona të tjerë thuhet se u vranë pas sulmeve në vende të tjera në Gaza të enjten, ndërsa delegacionet izraelite dhe të Hamasit vazhduan negociatat për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në bisedimet indirekte në Doha. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se goditën një anëtar të...