FOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mln paundë nga shitja e drogës

FOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mln paundë nga shitja e drogës

Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një hetim i Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare e Krimit ka "goditur" një grup të krimit të organizuar që furnizonte Britaninë e Madhe me kokainë. Hetimi zbuloi se Redon Bushi, 32 vjeç, ishte "koka" e trafikut të drogës dhe ndër vite kishte 'kontraktuar' importues dhe korrierë të shumtë që të punonin me të. Ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale. Roli i tij në grupi u zbulua i gjithi nga mesazhet në aplikacionin e koduar "EncroChat", por grupi komunikonte edhe në "Signal". Mesazhet zbuluan se Bushi kishte sjellë në Angli, minimalisht 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund. Droga ishte shpërndarë në të gjithë Londrën dhe në të gjithë...