Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
Prokuroria e Fierit ka kërkuar këtë të enjte burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën. 24-vjeçari akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit. Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i Prokurorisë: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese...