Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital
Transformimi dixhital mbetet një nga objektivat kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjekje për t’u afruar më shumë me Tregun e Vetëm Dixhital të Bashkimit Europian.Sipas një raporti të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), prioriteti i këtij procesi është përshpejtimi i investimeve në infrastrukturën e internetit me brez të gjerë dhe 5G, forcimi i interoperabilitetit dhe përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.Transformimi dixhital shihet si një motor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në rajon. Përdorimi i teknologjive të reja pritet të thjeshtojë procedurat administrative, të ulë burokracinë dhe të ofrojë qasje më të lehtë për qytetarët dhe bizneset në shërbimet publike online.Në raport theksohet se përparimi në fusha si përhapja e rrjetit të internetit të shpejtë, rritja e edukimit dixhital, menaxhimi...